Gjuta në gjykatë për llojin e mjekimit

20/01/2017 00:00

Vladimir Gjuta përballjen në gjykatë nuk do ta ketë për akuzat e dhunës në familje dhe largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit, por thjesht për të përcaktuar llojin e mjekimit.

Pas arrestimit në lidhje me akzuat e dhunës në familje, ekspertet mjekoligjor, përcaktuan se Gjuta vuan nga çrregullime serioze që kategorizohen deri në papërgjegjshmëri të veprimeve.

Për këtë arsye, prokuroria ka kryer dy ekspertiza dhe që të dyja kanë dalë në të njëjtin konkluzion. Në këto kushte gjykata tanimë pritet të vendosë nëse mjekimi i mëtejshëm i Gjutës do të bëhet në kushtet spitalore apo ambulatore.
Vladimir Gjuta ka qënë i dyshuar edhe për vendosjen e tritolit në farmacinë e babit të ministrit të brendshëm dhe për këtë arsye ka qëndruar për gati një vit në paraburgim.

Top Channel