Veliaj i përgjigjet kërkesës së qytetarit: U bë

20/01/2017 00:00

Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale, ku dhe përdorues të shumtë i shkruajnë për probleme të ndryshme. E fundit ka qënë ajo për shqetësimin e krijuar për mosfunkionimin e semaforit pranë Ministrisë së Jashtme.

“Aman te Ministria e Jashtme se humbim dy autobuza në mëngjes, kurdisini më shpejt”, shkruhet në komentin drejtuar kryebashkiakut.

Përgjigja e Veliajt është kthyer pas katër orësh, shoqëruar me një foto ku grupi i punës rregulloi dhe semaforin.

“U bë”, i përgjigjet Veliaj, në postimin shoqëruar edhe me foto të grupit të punës që zgjidhi këtë problem.

Top Channel