Ish-drejtori i CEZ-it nuk paraqitet në gjykatë

20/01/2017 00:00

Ish-drejtori i CEZ-it, Josef Hysek nuk u paraqit këtë të premte në cilësinë e dëshmitarit në procesin ndaj ish-administrstorit të DIA-s, Kastriot Ismailajt.

Ishte ky i fundit ai që ka kërkuar thirrjen e Hysekut si dëshmitar, ashtu siç ka kërkuar edhe thirrjen e pasardhëses së tij tek DIA, Rebeka Gaskin. Por, asnjë prej tyre nuk u paraqit dhe në këto kushte, gjykata e ka shtyrë procesin për t’i dhënë kohë avokatëve të rikonfirmojnë adresat e dëshmitarëve.

Sakaq, i pandehuri Ismailaj ka depozituar një kallëzim penal ndaj prokurores së çështjes, Antoneta Sevdari, të cilën e akuzon se nuk ka vënë në dispozicion të gjykimit të gjitha procesverbalet e pyetjes së dëshmitarit Elvis Mata.

Top Channel