Rrëzohet kërkesa e Dashamir Tahirit për sigurim padie

20/01/2017 00:00

Gjykata Administrative rrëzoi kërkesën e Dashamir Tahirit për sigurim padie.

Deputeti Dashamir Tahiri kishte kërkuar nga kjo gjykatë të pezullonte vendimin për heqje të mandatit.

Kërkesa për sigurim padie nga Tahiri u bë ndërsa gjykohet në themel vendimi i KQZ-së për heqje mandati.

Vendimi i KQZ-së për heqjen e mandatit erdhi pas kërkesës së prokurorisë, bazuar në ligjin e dekriminalizimit.

Top Channel