Rrihen gratë në Parlament

20/01/2017 00:00

Rrahjet mes ligjvënësve në parlamentin turk nuk përbëjnë më një risi, por këtë herë protagonistë të sherrit kanë qënë dy deputete femra. Debati sërish nisi nga ndryshimet e propozuara kushtetuese që synojnë zgjerimin e pushtetit të presidentit Rexhep Tajip Erdoan.

Në raundin e dytë të votimit, Parlamenti ratifikoi 7 nga 18 nene, duke i hapur kështu rrugën aprovimit të plotë të paketës deri mbrëmjen e së premtes. Por situata degjeneroi në dhunë kur një deputete e partisë së Erdoanit, AK, u përpoq t’i jepte fund protestës se ligjvënëses së pavarur Aylin Nazliaka, e cila lidhi veten me pranga në podium në shenjë proteste ndaj një presidence më të fortë.

Paketa e reformes kushtetuese shfuqizon rolin e kryeministrin duke i dhënë presidentit autoritetin të kundërshtojë një ligj, të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, të shpërndajë Parlamentin e të caktojnë ministra të kabinetit, zyrtarë publikë dhe gjysmën e gjykatësve të lartë.

Ajo njihet ndryshe si “projektligji i pushtetit”. E njëjta paketë do t’i krijojë gjithashtu mundësinë Erdoanit që ka shërbyer dhe si shef ekzekutivi nga 2002-shi deri në 2014-tën, që ta zgjasë mandatin e tij presidencial më e pakta deri në vitin 2029.

Top Channel