Australian Open, fitore të lehta për Murray e Kerber

20/01/2017 00:00

Andi Murray vijon aventurën e tij në Australian Open. Tenisti britanik u kualifikua për në raundin e katërt të këtij kompeticioni pasi mundi amerikanin Sam Querry me rezultatin 3-0.

Numri 1 i botës nuk e pati aspak të vështirë të thyejë kundërshtarin e tij në këtë ndeshje edhe pse më parë kishte shfaqur probleme në kavilje. Rivali i Murray në raundin tjetër do të jetë adoleshenti rus Andrey Rublev.

U kualifikua për më raundin e katërt edhe Stanislav Wawrinka që kaloi jo pa vështirësi Viktor Troickin duke e fituar sfidën me serbin 3-1. Troicki fitoi setin e parë 6-3, por Wawrinka e ktheu situatën në favorin e tij duke fituar 3 setet e tjerë 6-2;6-2;7-6. Kundërshtari  i radhës për zviceranin do të jetë Andrea Seppi që eliminoi belgun Steve Darcis.

Në kampin e femrave, Angelique Kerber nuk shpenzoi shumë kohë  në sfidën ndaj Kristina Pliskovës për t’u kualifikuar në 1/8 e finaleve të Australian Open. Numri 1 i botës dhe njëkohësisht kampionia në fuqi e turneut, e fitoi sfidën ndaj Pliskovës në 2 sete 6-0;6-4 për të fiksuar një sfidë me amerikanen Vandeëeghe në raundin e katërt.

Top Channel