Vazhdon dorëzimi i armëve në shkallë vendi

20/01/2017 00:00

Në kuadër të fushatës sensibilizuese për procesin e dorëzimit të armëve të zjarrit dhe materialeve të tjera luftarake, në Komisariatet e Policisë Lezhë dhe Mirditë u bë dorëzimi vullnetar i një mitralozi kundërajror, një kallashnikovi, një pushke dhe 1120 fishekëve luftarakë.

Gjithashtu, në Komisariatin e Policisë Berat u dorëzua një armë zjarri, 1540 fishekë luftarakë, 3 granata dore dhe 6 ndezës.

Drejtoritë e policisë vendore i falenderojnë qytetarët për bashkëpunimin dhe u bëjnë thirrje edhe personave të tjerë të cilët mbajnë dhe përdorin në mënyrë të paligjshme armë zjarri dhe materiale të tjera luftarake të bëjnë dorëzimin e tyre.

Top Channel