Basha takon Presidentin e Fondacionit “Heritage”

20/01/2017 09:15

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka takuar ditën e enjte Presidentin e Fondacionit “Heritage”, Jim DeMint.

Në një postim në Facebook, kreu i PD-së tha se në këtë takim u fol “për reformat për çlirimin e ekonomisë shqiptare nga monopolet, oligopolet e klientelizmi dhe krijimin e një ekonomie të vërtetë tregu”.

“Mora premtimin e Presidentit DeMint se në këto përpjekje do të kemi ekspertizën dhe mbështetjen e Fondacionit Heritage, që është një ndër institucionet më të rëndësishme amerikane të studimit të politikave publike, i cili harton çdo vit Indeksin e Lirisë Ekonomike në Botë, treguesi kryesor për matjen e lirisë ekonomike në mbi 186 vende. Ekspertiza e Heritage do të jetë një ndihmë e çmuar për Shqipërinë”, shkruan Basha.

Top Channel