Nisin ceremonitë e Trump; Presidenti i zgjedhur: Ju premtoj ndryshimin

19/01/2017 00:00

Presidenti i zgjedhur Donald Trump vijoi traditën e së enjtes para betimit me ceremoninë e zakonshme të vendosjes së kurorës në varrezën kombëtare Arlington.

Ndërsa familjet e tyre vështronin, Trump i shoqëruar nga zëvendësi i tij Mike Pence vendosën kurorën në varrezën e ushtarit të panjohur, një monument që i kushtohet ushtarëve amerikane që kanë rënë në betejë pa u identifikuar zyrtarisht.

Ceremonia që zakonisht zgjat rreth 20 minuta, në fakt zgjati pak  të tilla. Ajo u zhvillua pak orë pasi Trump dhe familja e tij mbërritën në Uashington për ceremoninë kryesore të së premtes ku ai do të bëjë betimin.

Pas një koncerti festiv Trump mbajti dhe fjalimin kur falënderoi amerikanët dhe tha se e dinte muajin e fundit të fushatës se diçka e pazakontë do të ndodhte.

Në fjalimin e rastit në shkallët e memorialit të presidentit Abraham Linkoln, Trump u premtoi amerikanëve ndryshimin.

“Do të rindërtojmë ushtrinë.  do të forcojmë kufijtë. Do të bëjmë gjëra që nuk janë bërë për dekada të tëra. Do të ndryshojë. ju premtoj  ndryshimin dhe ju pres nesër”, u shpreh ai.

Më herët, Trump organizoi një drekë zyrtare në hotelin e tij në Uashington, ku morën pjesë zyrtarë të procedurave të tranzicionin dhe stafi i ardhshëm i Shtëpisë së Bardhë.

Top Channel