MotoGP, Yamaha prezanton motorët e Rossit dhe Vinales

12/01/2017 00:00

Me prezantimin e “Yamaha M1 2017” nisi zyrtarisht edhe sezoni i ri në “MotoGP”. Në Madrid ranë vellot e dy motorëve të skuadrës japoneze, që do të drejtohen nga veterani i garave, Valentino Rossi, dhe piloti shpërthyes, Maverick Vinales.

Si zakonisht, numri 46 në mjetin e “Doktorit”, ndërsa spanjolli me numrin 25, që preferoi ngjyrë të kuqe.

Për Valentino Rossin nis kështu sezoni i 22-të në një botëror dhe objektivi është pashmangshmërisht titulli i 10 në karrierë.

“Duhet të jemi konkurrues dhe të bëjmë një paraqitje të mirë, por për kampionatin nuk mund të bëjmë parashikime. Çmimet e para të mëdha do të shërbejnë për të njohur potencialin. Motori që provova në Valencia ishte shumë mirë, por duhet të punojmë në teste që të jemi gati për garën e parë në Katar”, tha Valentino Rossi.

“Centauri” italian i motorëve rezervoi dhe një batutë për shokun e tij të ekipit. Tashmë nuk do të jetë më Jorge Lorenzo, ai që do të ndajë të njëjtën markë. “Vinales e nisi menjëherë shumë fort, për fatin tim të keq. Ai e tregoi se është shumë i shpejtë dhe më la përshtypje të mira. Nashkë do të bëjmë një punë shumë të mirë për skuadrën”, tha Valentino Rossi.

FOTO GALERI
1/6
Maverick Vinales dhe Valentino Rossi

Top Channel