CEZ, komisioni i opozitës, pyetet ish-avokatja e Shtetit

19/01/2017 00:00

E thirrur nga komisioni hetimor për CEZ, i ngritur nga opozita, ish-Avokatja e Shtetit në qeverinë “Berisha”, pohoi se qeveria Rama ka marrë përsipër të zgjidhë me marrëveshje jo vetëm kontratën e saj me CEZ, por edhe marrëveshjen që çekët kishin me kompaninë DIA, duke konfirmuar dyshimet e opozitës.

Edmond Spaho: CEZ është shprehur që konflikti me DIA-n është i tyre dhe nuk ka pse të merret përsipër nga shteti shqiptar?

Ledina Mandia, Ish-Avokate e Shtetit: Po!

Edmond Spaho: E përsëris këtë sepse në marrëveshjen me CEZ-in qeveria shqiptare ka marrë përrsipër edhe detyrimin e DIA-s prej 138 mln euro. Keni vënë në dijeni ministrin Gjiknuri për këtë?

Ledina Mandia: Po, patjetër!

Por ka një problem. Sipas mazhorancës mungojnë provat për ta vertetuar këtë. ish avokatja e shtetit në kohën e berishës konfirmoi gjithashtu këtë problem.

Blerina Gjylameti: Zonjë keni korrespondencë të shkruar, që ta faktoni që keni vënë në dijeni ministrin Gjiknuri për këtë?

Ledina Mandia: Nuk kam patur mundësi ta bëj…

Blerina Gjylameti: Epo nuk e keni bërë, ju kujtoj që për dëshmi të rreme mbani përgjegjësi penale.

Ish Avokatja e Shtetit u shpreh në komsion se ka patur edhe një kallëzim penal ndaj CEZ-it, por që me marrëveshjen ky fakt nuk është marrë parasysh.

Top Channel