Avari në avion, anulohet fluturimi i Ramës në Singapor

19/01/2017 00:00

Avioni me të cilin do të udhëtonte Kryeministri, Edi Rama dhe delegacioni që e shoqëronte në Singapor, nuk u nis në fluturimin e planifikuar për në Europë.

Top channel mëson se një  defekt i rëndë i zbuluara para nisjes në avionin e kompanisë “Lufthansa”, ka bërë që ky fluturim të anulohet.

Avioni do të nisej nga Singapori drejt Frankfurtit, në Gjermani. Sipas njoftimit në faqen e internetit të kompanisë “Lufthansa”, fluturimi është shtyrë për të premten dhe delegacioni pritet të mbërrijë në Tiranë në orët  e mbrëmjes. 

Kryeministri Rama dhe delegacioni shqiptar në Singapor zhvilluan një sërë takimesh me biznesin vendas si dhe morën pjesë në Forumin Ekonomik.

Gjatë kësaj vizite kryeministri rama u ka kërkuar  investitorëve nga Azia të mos stepen nga distanca që ata kanë  me Shqipërinë për të investuar kapitale.

Shqipëria, tha  Rama, në renditje gobale është e vendosur mirë për klimën e biznesit dhe se ka fusha si turizmi dhe energjia që janë mjaft të lëverdishme për biznesin aziatik.

Top Channel