Gripi, edhe dy të moshuar viktima në Tiranë e Shkodër

19/01/2017 00:00

Shkon në 11 numri i personave që u prekën edhe nga virusi i gripit, pasi vuanin nga sëmundje të tjera kronike.

Burime nga Instituti i Shëndetit Publik konfirmojnë se, një natë më parë ka humbur jetën një i moshuar që ishte shtruar në Sanatoriumin e Tiranës me pamundësi frymëmarrjeje, gjendja shëndetësore e të cilit u rëndua më tej, pasi u prek edhe nga virusi AH3N2.

Ndërkohë që është konfirmuar se ishte prekur edhe nga virusi i gripit një tjetër i moshuar, që humbi jetën dy ditë më parë në Spitalin e Shkodrës. Nga të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik rezulton se, vendi vazhdon të jetë në epidemi gripi, por dy ditët e fundit ka një rënie të ndjeshme të numrit të vizitave dhe të shtrimeve në spital.

Raportohen 20 mijë të prekur në një javë, kundrejt 223 mijë që u raportuan një javë më parë, kur epidemia mbërriti në kulmin e saj.

Top Channel