Trump “takon” Putinin dhe Merkelin

19/01/2017 00:00

Donald Trump zë vendin e Barack Obamës një ditë më herët, në muzeun parizien të statujave të dyllit.

Muzeu “Grevin” i statujave të dyllit, në Paris, i dha prekjen e fundit statujës së Donald Trumpit të enjten, ndërsa Trumpi i vërtetë përgatitet të marrë detyrën vetëm pas pak orësh.

I veshur me një kostum blu të errët dhe me kravatë të kuqe, versioni i Trumpit është vendosur mes statujave të Kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe presidentit rus, Vladimir Putin.

Statuja, e ngjashme deri në detaje, duket se është bërë në një afat të shkurtër kohor, pasi sipas medieve franceze, muzeu kishte parashikuar një fitore të Hillary Clintonit.

Si pasojë, statuja e Trumpit ishte bërë në dy muaj dhe jo në 6 muajt që nevojiten zakonisht. Pjesa më e vështirë, sipas medieve franceze, kanë qenë flokët, me një përpjekje të posaçme për të arritur ngjyrën e duhur të tyre.

Presidenti në largim, Barack Obama do të mbetet aty pranë, si një figurë e përhershme në muzeun “Grevin”, kjo për shkak të çmimit “Nobel” për Paqen, që ai mori në vitin 2009.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel