Fundi tragjik i këngëtares së “Lambada”-s

19/01/2017 00:00

Këngëtarja braziliane Loalwa Braz, e njohur për këngën e famshme “Lambada”, është gjetur e vdekur në një makinë të djegur në Brazil.

Policia lokale ka konfirmuar se në automjet ishte këngëtarja, ndërsa rrethanat në të cilat automjeti është përfshirë nga flakët është ende i paqartë.

Automjeti i djegur me trupin e pajetë të këngëtares është gjetur në afërsi të shtëpisë së saj Saquarema në Rio.

Top Channel