Katër muaj pas lindjes, Blake shkëlqen në People’s Choice Awards

19/01/2017 00:00

Blake Lively shkëlqeu gjatë evenit të People’s Choice Awards, e cila në tapetin e kuq u shfaq me një fustan të zi që e tregonte aktoren shumë seksi.

Blake solli në jetë fëmijën e saj të dytë vetëm 4 muaj më parë dhe duket se është rikthyer sërish në një formë shumë të mirë në pak kohë.

29-vjeçarja fitoi çmimin “Favourite Dramatic Movie Actress” dhe gjatë fjalimit të saj në skenë nuk harroi të falenderonte bashkëshortin e saj, Ryan Reynolds.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel