Lamtumira e legjendës, përcillet me nderime Ymer Pampuri

19/01/2017 00:00

Komuniteti i peshëngritjes dhe i sportit në përgjithësi, i ka dhënë mesditën e së enjtes, lamtumirën, kampionët më të madh të historisë së sportit shqiptar, Ymer Pampurit, i ndarë nga jeta një ditë më parë.

Emri i Ymer Pampurit është i lidhur ngushtë me titullin olimpik e botërorë që askush pas tij ende nuk ka arritur ta përsërisë, në asnjë lloj sporti jo vetëm në kategorinë ku ai garoi.

“Vdekja e tij e parakohshme më hidhëroj. Unë jam bashkëkohës i tij e kemi filluar dhe e kemi mbyllur bashkë karrierën. Një personalitet që do të ngelet gjatë në histori”, shprehet Faruk Kalleshi, trajner peshëngritje.

“Atë që bën një sportist nuk e bëjnë 100 ambasadorë. Për Ymerin duheshin 1000 ambasadorë për atë që ka bërë ai, për Shqipërinë e vogël”, shprehet Hektor Shaqiri, trajner peshëngritje.

“Ymeri për mua është i pari i Shqipërisë, është më i veçanti. Ishte një njeri i thjesht, i dashur”, shprehet Zef Kovaçi ,  trajner peshëngritje.

Ndërkohë që në këto momente sporti i peshëngritjes është në një pikë kritike, ku Federata ka një debat të hapur me sportistët dhe kryesisht Erkand Qerimaj.

Të pranishëm në ceremoninë mortore, nuk kanë munguar akuzat e sportistëve ndaj presidentit të Federatës Elez Gjoza.

Top Channel