Uashington, Meta takon zyrtarin e Sigurisë Kombëtare

19/01/2017 00:00

Në vijim të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, kryetari i Kuvendit Ilir Meta është takuar me ndihmës-sekretarin e Sigurisë Kombetare, Alan Bersin.

Gjatë takimit kokë më kokë Meta e Bersin kanë diskutuar për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë.

Konkretisht, dy zyrtarët janë fokusuar tek kontrolli i kufijve përmes projekteve të reja, forcimi i bashkëpunimit kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Zoti Bersin ka falenderuar Metën për forcimin e partneritetit, duke thënë se, “Shqiperia është një partnere e rëndësishme për SHBA”.

Top Channel