Medalja e ceremonisë së betimit me portretin e Donald Trumpit mbi të është gati në të përfunduar. Pjesa e parme e saj ka figurën e Presidentit të ri, ndërsa ana tjetër shfaq vulën presidenciale së bashku me datën e betimit. Ata që e prodhuan janë shumë krenarë për punën e tyre.

Jerry Moran, pronar i Medalcraft Mint, tha: “Njerëzit që u përfshinë në këtë projekt ndihen tejet të kënaqur që do të jenë, në njëfarë mënyre, pjesë e historisë. Është nder për ne”.
 
Medalcraft Mint ishte ajo që prodhoi edhe medaljet e George Ë. Bush dhe Barack Obama. Përgjatë 200 viteve, dita e betimit të Presidentit në Amerikë ka qenë një moment pompoziteti, një traditë e ndjekur rreptësisht nga të gjithë.

Por, betimi i Trumpit mund të rrëshqasë ca nga tradita. Së pari, nuk do të jetë shumë yje të pranishëm në kremtime. Beyonce ishte e ftuar e rëndësishme e Barack Obamës në vitin 2009, e u shfaq sërish katër vjet në krah të tij më vonë duke kënduar himnin kombëtar.

Dita e madhe e Trumpit nuk do të ketë nga këta emra sepse shumë këngëtare, përfshirë këtu dhe Elton John e kanë refuzuar ftesën për të performuar në këtë ceremoni. Njeriu, i cili e ka njoftuar që prej vitit 1957 çeljen e paradës inauguruese, Charles Brotman nuk do të jetë i pranishëm. 89-vjeçari mbeti zemërthyer nga vendimi i Trumpit për ta zëvendësuar me njërin prej mbështetësve të tij.

Do të ketë më pak ballo këtë vit. Obama pati 10 të tilla, Bushi 8, por Trumpi duket, nuk është fans i vallëzimit. Siguria ndërkohë do të jetë e paprecedentë. Më shumë se tre duzina agjensish të zbatimit të ligjit po punojnë për këtë qëllim përfshirë policinë e Kapitolit, FBI-në, shërbimin sekret dhe Rojen Kombëtare.

Top Channel