Basha në SHBA, takon senatorin Ted Cruz

19/01/2017 00:00

Kryetari i PD, Lulzim Basha, i cili po zhvillon një vizitë në Shtetet e Bashkuara, ka marrë pjesë të mërkurën në një pritje të organizuar nga senatori Ted Cruz, ish-kandidat për president.

“Dje kisha nderin të isha i ftuar në pritjen e organizuar nga senatori Ted Cruz, me të cilin pata një nga bisedat më mbresëlënëse. Jurist i shkëlqyer, prokuror dhe avokat i suksesshëm i shtetit të Teksasit dhe njohës i rrallë i politikave publike, ai më ofroi këshilla interesante për të luftuar korrupsionin dhe forcuar drejtësinë”, ka deklaruar Basha përmes një postimi në Facebook.

Basha shprehet se, Ted Cruz është vetë mishërimi i ëndrrës amerikane: me baba kubanezo-spanjoll dhe nënë irlandeze, i lindur në Kanada dhe i rritur në Teksas.

“Sot ai është figura kyçe e Senatit dhe një ndër politikanët më të rëndësishëm të Amerikës. Kjo karrierë është e mundur vetëm në një vend të lirë dhe të hapur për të gjithë”, ka shtuar Basha.

Top Channel