Buble tërhiqet nga “Brit Awards”

19/01/2017 00:00

Ylli kanadez Michael Buble është tërhequr nga drejtimi i ceremonisë “Brit Awards”, e cila pritet të organizohet muajin e ardhshëm, për t’u kujdesur për djalin e tij të madh Noah, i cili po lufton me sëmundjen e kancerit.

Këngëtari i famshëm ka anuluar të gjitha angazhimet e punës vitin e kaluar pasi djali i tij u diagnostikua me sëmundjen e rëndë në muajin nëntor, por pavarësisht kësaj ai ende shpresonte të bënte debutimin e tij në prezantimin e kësaj ceremonie.

Por në një takim të organizuar me producentet e “Brits”, Buble iu ka kërkuar atyre se duhet të gjejnë një tjetër prezantues.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel