F1 ndryshon pronar

19/01/2017 00:00

Liberty Media është zyrtarisht pronari i re i Formulës 1. Federata Ndërkombëtare e Automobilizimit (FIA) miratoi shitjen e të drejtave komerciale të këtij kampionati nga CVC Capital Partners tek kompania amerikane.

Nëpërmjet një komunikate për shtyp, FIA bëri të ditur se vendimi për të miratuar blerjen e Formula 1 nga Liberty Media ishte në mënyrë unanime. Në komunikatë theksohet gjithashtu se ky institucion synon të bashkëpunojë me këtë kompani për të krijuar një raport që do të sigurojë sukses të vazhdueshëm dhe zhvillimin e mëtejshëm të Botërorit të Formulës 1.
 
“Liberty Media”, e drejtuar nga manjati John Malone, mori kontrollin e Formulës 1 në muajin shtator të vitit të kaluar, teksa pagoi 8 miliardë dollarë. Përpara këtij transakasioni, këtë kampionat e zotërorin CVC me 35.5% të aksioneve, Waddel&Reed ne 20.9%, Bernie Ecclestone me 5.3% dhe Bambino Trust me 8.5% të aksioneve.

Top Channel