Vrasja në Vlorë, lirohet një prej vëllezërve Merkaj

19/01/2017 00:00

Njëri prej vëllezërve, të përfshirë në vrasjen e 22-vjeçarit në Vlorë, është liruar nga policia pasi krimi është marrë përsipër nga vëllai i tij.

Novruz Merkaj ka dalë nga qelia, pasi Klevisi ka marrë përsipër autorësinë e krimit të rëndë. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ku mbeti i vrarë Armand Rrapaj, 22 vjeç.

Të dy vëllezërit pasi janë konfliktuar me të riun, me të cilin kishin lidhje krushqie e kanë qëlluar me mjete të forta. Rrapaj u gjet nga banorët e zonës i mbytur në gjak dhe u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Klevisi u arrestua menjëherë pas krimit, ndërsa Novruzi pasditen e asaj dite.

Top Channel