“People’s Choice Awards”, 20 çmime për Ellen DeGeneres

19/01/2017 00:00

Politika dhe pozitiviteti dominuan ceremoninë e “People’s Choice Awards”, në Los Angeles. Ellen DeGeneres ishte fituesja e madhe e mbrëmjes, duke u bërë personi që ka rrëmbyer më shumë çmime “People’s Choice” në histori.

Ajo u vlerësua si drejtuesja më e pëlqyer e një programi ditor, si zëri më i mirë në një film të animuar, e gjithashtu për bashkëpunimin më të pëlqyer komik, për një total prej 20 çmimesh që nga viti 1995.

Kevin Hart, Dwayne Johnson, Blake Lively, Tom Hanks, Priyanka Chopra, Sofia Vergara, Johnny Depp, Ryan Reynolds e Jennifer Laërence ishin mes triumfueseve në kategorinë e aktrimit.

“The Big Bang Theory” rrëmbeu trofeun si komedia e preferuar televizive për të pestin vit radhazi. Ndërkaq, gjatë ceremonisë u dorëzua edhe çmimi për bamirësin e preferuar të vitit, që shkoi për Tyler Perry dhe përpjekjet e tij për personat në nevojë.

Në fushën e muzikës, Justin Timberlake mori çmimin e artistit të preferuar mashkull dhe gjithashtu për këngën më të pëlqyer “Can’t Stop the Feeling”. Për të dytin vit radhazi, si grupi i preferuar u shpall Fifth Harmony.

FOTO GALERI
1/13
Këngëtaret Ally Brooke, Normani Kordei, Lauren Jauregui dhe Dinah Jane

Top Channel