Van Basten: Nuk e pranoj dot Milanin me pronarë kinezë

19/01/2017 00:00

Marco van Basten është i trishtuar për momentin aktual të Milanit. Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ish-sulmuesi holandez i kuqezinjve ka thënë se nuk e kapërdin dot faktin që Milani do të kalojë në duart e kinezëve.

“Nuk e pranoj dot që Milani dhe Interi kanë padronë kinezë. Dy shoqëri kaq të lavdishme duhet të mbeten në duart e italianëve. Nuk ka të bëjë vetëm me historinë apo me persona si Berlusconi dhe Moratti, por me pasionin që nuk ka çmim”, tha Van Basten.

Në lidhje me Milanin që në Europë ka vite që mungon, fituesi i 3 Topave të Artë u shpreh se klubit i mungon struktura moderne dhe lojtarët e mëdhenj.

“Trishtohem kur shikoj bosh San Siron. Në kohën time, kjo gjë ishte e paimagjinueshme. Ishte plot kundër Napolit dhe plot kundër Empolit. Edhe stadiumet e tjera nuk janë më mirë, kanë mbetur ende në vitet ’90. Milanit i mungojnë lojtarët e mëdhenj, por i mungon edhe struktura moderne”, deklaroi Van Basten.

Top Channel