Surprizë në Australian Open, Djokovic eliminohet nga uzbeku anonim

19/01/2017 09:20

Novak Djokovic i ka dhënë lamtumirën turneut Australian Open që në raundin e dytë. Tenisti serb, numri 2 i botës, u eliminua nga uzbeku Denis Istomin, numri 117 në botë.

Ndeshja që zgjati plot 4 orë e 54 minuta, përfundoi me rezultatin 3-2 (7-6, 5-7, 2-6, 7-6 dhe 6-4).

Tashmë, tenisti nga Uzbekistani do të ndeshet në raundin e tretë të Grand Slam-it të parë sezonal me spanjollin Pablo Carreño Busta.

Një lajm i mirë ky edhe për Rafa Nadal, i cili tashmë e ka rrugën e hapur drejt finales.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel