Bella Hadid telefonon ish-in: Selena po të përdor

19/01/2017 00:00

Bella Hadid vazhdon të jetë ende e dashuruar me The Weeknd edhe pse ky i fundit është tashmë në një lidhje të re me Selena Gomez.

Motra e Gigi Hadid, së fundmi ka telefonuar ish-të dashurin e saj për ta paralajmëruar për të dashurën e tij të re, e cila ka qenë edhe shoqe e ngushtë e Bella Hadid.

“Selena po të përdor”- mësohet t’i ketë thënë Bella ish-it të saj në telefon, por The Weeknd e ka injoruar duke pretenduar se ajo është thjesht xheloze për lidhjen e tij të re.

Bella Hadid dhe The Weeknd kanë qenë në një lidhje, e cila, sipas burimeve, filloi të thyhej në muajin nëntor, periudhë në të cilën këngëtari sapo kishte përfunduar një kurë rehabilituese për depresionin.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel