Lacio fiton dhe gjen Interin e ish-it Pioli

18/01/2017 00:00

Nuk ka pasur surpriza në Olimpiko, në ndeshjen midis Lacios dhe Xhenoas, e vlefshme për 1/8 e Kupës së Italisë.

Bardhekaltrit kanë arritur të fitojnë me rezultatin 4-2, një ndeshje të nisur mirë, por të komplikuar vetëm në minutat e fundit të pjesës së parë.

Kryeqytetasit kaluan në avantazh të dyfishtë brenda 30 minutash, por Xhenoa u rikthye në lojë duke barazuar në minutat 41’ dhe 45’ të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë lacialët shënuan edhe dy gola të tjerë duke vulosur rezultatin 4-2 dhe duke u kualifikuar për më tej.

Në çerekfinale Lacio do të gjejë përballë Interin e Stefano Piolit, ish-trajner i kryeqytetasve gjatë viteve 2014-2016.

Kualifikimi do të vendoset nga një përballje e vetme e cila do të zhvillohet në San Siro më datë 01 shkurt.

Top Channel