Reali humb dhe komplikon kualifikimin

18/01/2017 00:00

Ka përfunduar me rezultatin 1-2 ndeshja e parë midis Real Madrid dhe Celta Vigo, e vlefshme për Kupën e Mbretit.

Ndonëse me pjesën dërmuese të titullarëve, në fushë, ekipi i Zidane nuk ia ka dalë të marrë maksimumin në ndeshjen e parë përballë Celtës mike.

Pjesa e parë përfundoi në barazim 0-0 ndërsa të tre golat u shënuan në një hark kohor prej 6 minutash, në pjesën e dytë. Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me anë të Aspas në të 64’.

Reali riktheu barazpeshën në minutën e 69’ me Marselon, por vetëm një minutë më pas Celta do të shënonte edhe golin e fitores me anë të Jonny.

Me këtë rezultat madrilenët kanë komplikuar shumë kualifikimin, i cili do të vendoset më 25 janar, në ndeshjen e kthimit.

Top Channel