Situata pas trenit, Thaçi bisedë telefonike me Biden

18/01/2017 00:00

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në rajon.

“Falënderova zëvendëspresidentin Biden për angazhimin e menjëhershëm të tij, por edhe të SHBA-së që të evitohen tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka bërë me dije Thaçi në Facebook.

“U pajtuam që dialogu dhe bashkëpunimi janë e vetmja rrugë përpara për Ballkanin Perëndimor. Prandaj jemi të përkushtuar për dialog, për normalizim, për pajtim”, ka thënë Thaçi.

Top Channel