Një kamion 55 tonë është “përpirë” nga toka në veri të Georgia-s, teksa ishte në një parking.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së martës. Kamioni ishte i parkuar kur u hap një gropë dhe përfundoi në të.

Kamioni mbante rreth 1600 litra ujë, por edhe pse cisterna u boshatis sërish, ai nuk u arrit të nxirret nga gropa gjigande e hapur në tokë.

Shkaqet e hapjes se gropës janë ende të paqarta, megjithëse autoritetet kanë thënë se toka mund të ketë pësuar ulje për shkak të mungesës së bazamentit.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel