Akuzat për ndërhyrje, Rusia: Europa, fushatë për Clinton

18/01/2017 00:00

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov hodhi poshtë akuzat e ndërhyrjes ruse në fushatën zgjedhore amerikane, duke i cilësuar ato të pabaza dhe të rreme. Gjatë një konference për shtyp pas bisedimeve me homologun e tij austriak Sebastian Kurz, Lavrov tha se mbi të gjitha akuzat janë tregues i një cinizmi dhe hipokrizie të pashoqe.

“Sinqerisht, jemi lodhur duke folur për përfshirjen ruse në çështjet e brendshme të SHBA, sidomos tek zgjedhjet. Cinizmi është i qartë, pasi na akuzojnë ata që kanë ndërhyrë vetë në fushatë. Aleatët e SHBA, si Angela Merkel, Francois Hollande, Theresa May dhe të tjerë bënë fushatë hapur për Hillary Clinton, ndërsa në anën tjetër demonizuan Donald Trump. Shumë prej tyre dhe tani nuk i kontrollojnë dot ndjenjat e tyre dhe nuk po qetësohen dot”, tha Lavrov.

Lavrov gjithashtu sugjeroi se presidenti Amerikan Barack Obama është treguar hipokrit për sa i takon kësaj çështje, pasi ai vetë bëri një fushatë të fortë në mbështetje të Brexit, duke ndërhyrë hapur në çështjet e një vendit tjetër.

Top Channel