Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç, gjatë qëndrimit në Forumin Ekonomik në Davos është takuar me përfaqësues të shteteve të ndryshme dhe shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

“Për ne është problem vetëm një gjë, përdorimi i armëve. Makinat policore dhe automatikët nuk na çojnë askund. E vertëta është që nuk ka marrëveshje për përdorimin e policisë, jo të shkruar, por ne kemi bërë shumë marrëveshje verbale. Vetëm dy janë nënshkruar. Por jam i bindur se do të jemi të fuqishëm edhe në paqe, pasi kjo nënkupton zhvillim ekonomik dhe një jetë më të mirë”, ka thënë Vuçiç.

Pavarësisht shprehjeve se “Kosova është Serbi” dhe “Serbët duhen mbrojtur”, përmes së përditshmes “Kurir” apel për zgjidhje ka bërë edhe Patriarku i Kishës Ortodokse, Irinej.

“E kemi për detyrë të mbrojmë popullin tonë. Mënyra më e mirë do të ishte që diplomacia dhe arsyeja njerëzore të bënin punën e tyre. Mos e dhëntë Zoti të na duhet të përdorim ushtritë. Kemi parë mjaft gjakderdhje. Besoj se të gjithë bashkë do ta shmangim derdhjen e gjakut dhe do të gjejmë një mënyrë njerëzore për t’i tejkaluar të gjitha”, tha Irinej.

Adresa nga erdhën tonet më të ashpra ishte presidenca serbe. Këshilltarja e presidentit Tomisllav Nikoliç, Stanisllava Pak sqaroi se Nikoliç është keqkuptuar. “Presidenti ka thënë se në asnjë mënyrë nuk duam luftë. Do të reagojmë vetëm nëse shqiptarët vrasin serbët”, tha ajo.

Top Channel