Përveç trenit provokues, një tjetër tren lidh çdo ditë Beogradin  me Prishtinën. Ai niset nga Serbia qendrore dhe mbërrin në Mitrovicën Veriore.

Çdo ditë nga stacioni i trenit në Kralevë, niset nga një tren për në Kosovë nga Serbia qendrore. Udhëtarët prej vitesh udhëtojnë me këtë linjë drejt Veriut të Kosovës. Një pjesë kanë punë e familje dhe të tjerët janë studentë. Probleme nuk kanë patur deri më tani.

Vox1: Jam student i edukatës fizike në Leposavic dhe udhëtoj me këtë tren pasi është me e lehtë.

Edhe pas incidenteve me trenin, ata kanë vendosur të udhëtojnë në linjen që duhej zgjatur deri në Beograd. Ky tren është i pranueshëm. Pasagjerët thonë ndjekin planin e tyre të udhëtimit dhe oraret.

“Zakonisht bëjnë kontroll të dokumentave dhe kjo është e zakonshme. Por, mund të them  se ka sjellje korrekte. Kam udhëtuar gjithmonë me këtë linjë. Nuk e di çfarë janë këto ngjarjet e fundit, më shumë politike se sa praktike”, thonë pasagjerët.

Treni pas një kohe arrijnë në pjesën Veriore të Mitrovicës. Pasagjerët vazhdojnë jetën e tyre.

Por, kur treni ‘i provokimit’ u nis nga Beogradi shkaktoj probleme. Kjo detyroi Policinë e Kosovës të zbarkojë në Veri për herë të dytë në histori.
 
Top Channel ka pyetur Ministrinë e Mbrojtjes për shtimin e forcave ushtarake gjatë kufirit. “Nuk ka koment lidhur me këtë çështje”, ka qenë përgjigja zyrtare.

Politika, megjithatë, vazhdon rrugëtimin e saj. Presidenti Tomisllav Nikolliç takoi ambasadorin amerikan. Me kritika për krijimin e Kosovës, ai shpreson se administrata e re e Uashingtonit do të jetë më e kujdesshme.
 
Në kryeqytetin e Serbisë flitet për luftë dhe për paqe. Qytetarët janë të ndarë për zhvillimet.

Top Channel