Viti 2016, më i nxehti në histori

18/01/2017 00:00

2016 ishte viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, duke vendosur një rekordin për të tretin vit rresht, ndërsa pjesa më e madh e shkencëtarëve drejtojnë gishtin nga aktivitetet njerëzore për ndryshimet klimaterike.

Të dhënat përfundimtare për vitin 2016 u publikuan të mërkurën nga tre agjenci të rëndësishme si Zyra Meteorologjike britanike, NASA dhe Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike.

Në raport tregohet se 16 nga 17 vitet më të nxehta të regjistruara kanë qenë në këtë shekull. Matjet direkte të temperaturës nisin që në vitet 1880, por sipas studimeve bota ka qenë kaq e ngrohtë 115 000 vjet më parë dhe planeti nuk ka pasur nivele kaq të larta dioksidi karboni në atmosferë që prej 4 milion vjetësh.

2016-a solli temperatura përvëluese në botë dhe sipas shkencëtarëve moti ekstrem që pasi dhe impakti i ndryshimeve klimaterike tek njerëzit po vijnë më shpejt dhe më ashpër se sa pritej. Raporti tregon se ndotja nga karboni është faktori kryesor për ndryshimet klimaterik dhe do të vazhdojë që të rrisë temperaturat.

Të dhënat e reja tregojnë se temperatura në botë është rritur 1.1 gradë celsius më shumë se para revolucionit industrial, para se të niste konsumi kolosal i karburanteve fosile. Kjo e ka afruar rrezikshëm tek objektiv prej 1,5 gradësh për të cilin u ra dakord në konferencën e klimës në Paris që nuk duhet të kalohet. Shumë ekspertë thonë se ky limit është një utopi, pasi 2017 pritet që të jetë një tjetër vit i nxehtë.

Top Channel