Neonazistët gjermanë kundër memorialit për Holokaustin

18/01/2017 00:00

Një deklaratë e liderit të ekstremistëve të djathtë gjermanë në landin Thuringia, Bjoern Hoecke, që dënon një memorial kushtuar Holokaustit në Berlin, ka ndezur skenën politike gjermane.

Hoecke, që drejton “Alternativën për Gjermaninë” në landin lindor të Thuringias, tha se “gjermanët ishin i vetmi popull në botë që kanë mbjellë në zemër të kryeqytetit të tyre një memorial turpërues”.

Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime, sidomos nga qendra e majtë.

“Hoecke mban një fjalim luftënxitës dhe dëshiron të rishkruajë historinë”, ka shkruar në Tëitter Ralf Stegner, një ndër udhëheqësit e Social-Demokratëve gjermanë.

Kryeministri i landit të Thuringias, Bodo Rameloë tha se kjo nuk është hera e parë që Hoecke bën një deklaratë naziste dhe nxitëse dhune. Në fakt, në kulmin e krizës së refugjatëve, Hoecke u vendos në qendër të mediave shpesh për komentet e tij, që shpesh përmbanin edhe diskriminime racore e fetare.

Në fakt, “AfD” u krijua si një parti euroskeptike, por shpejt rrëshqiti në ekstremin e djathtë. Vitin e kaluar, udhëheqësi i kësaj partie, Frauke Petry tha se policia duhet të qëllonte ndaj emigrantëve që hynin në Gjermani ilegalisht.

Sipas sondazheve, kjo parti pritet që të fitojë mandate në zgjedhjet federale të 24 shtatorit. Anketa e fundit i jep asaj të paktën 11 përqind të mbështetjes së votuesve.

Top Channel