Skënderbeu zyrtarizon mesfushorin rumun

18/01/2017 00:00

Skënderbeu i këtij sezoni ka shfaqur probleme në mesin e fushës, ku gjatë viteve të fundit ka qenë reparti më solid te kampionët.

Drejtuesit korçarë kanë lëvizur në këtë merkato janari dhe tashmë kanë zyrtarizuar transferimin e mesfushorit rumun Cornel Predesku.

29-vjeçari ka nënshkruar kontratën që e lidh me Skënderbeun për një vit e gjysmë, deri në majin e 2018.

Predesku iu bashku Skënderbeut gjatë fazës përgatitore në Turqi. Por gjendja gripale e penalizoi lojtarin të tregonte të gjitha vlerat e tij e megjithatë, trajneri Daja është bindur për vlerat e lojtarit.

Së fundmi nën urdhrat e Ilir Dajës u vu edhe sulmuesi nigerian Barine Eko, bashkatdhetari i tij Carles si dhe kanadezi Hanson, lojtarë që janë piketuar si përforcime të mundshme për kampionët në merkaton e dimrit.

Top Channel