Misioni i NATO-s, niset kontigjenti i dytë për në detin Egje

18/01/2017 00:00

Është përcjellë këtë të mërkurë kontigjenti i dytë i ushtarakëve detarë që do të vijojnë pjesëmarrjen në operacionin e NATO-s në detin Egje.

E pranishme në ceremoninë e përcjelljes ishte dhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila vlerësoi kontributin e Forcave Detare në përballimin e valës së refugjatëve në Egje, si dhe mbrojtjen e vlerave të demokracisë dhe sigurisë.

Prania e Forcës tonë Detare në detin Egje nisi nëntorin e kaluar me anijen ”Oriku P-132” dhe ekuipazhin e saj, si pjesë e operacionit “Sea Guardian” të NATO-s.

Kontigjenti i dytë me 21 ushtarakë dhe komandant kapitenin e rangut III, Silvan Boni do të zëvendësojë ekuipazhin e parë të “Orikut”, i cili do të kthehet në atdhe në fund të këtij muaji.

Anija ”Oriku P-132” është pjesë e grupit detar që përbëhet nga anije holandeze, britanike, greke dhe turke dhe ka si mision të ndalojë trafikimin ilegal dhe migrimin.

Top Channel