Kamerierja që fitoi famë nga Ariana Grande

18/01/2017 00:00

Me flokët e saj kafe dhe me tipare të imta, njerëzit janë të surprizuar që 20-vjeçarja ka një ngjashmëri kaq të madhe me Ariana Grande.

Jacky Melissa Vasquez nga Virginia ngatërrohet zakonisht me yllin e pop-it Ariana Grande dhe njerëzit e kanë shumë të vështirë të bëjnë dallimin mes tyre.

Ajo ka rreth 189 mijë ndjekës në “Instagram” dhe madje është ndjekur vetë nga Ariana, e cila ka komentuar në fotot e saj duke shprehur habinë rreth kësaj ngjashmërie të madhe. Jacky tregon se ajo zakonisht ndalohet në rrugë dhe madje i kërkojnë të pozojnë me të.

“Njerëzit nisën të më thoshin se ngjaja me Ariana-n në 2010-ën kur fillova të punoja si kameriere në Victorious në Nickelodeon. Që nga ajo kuptova që i ngjaja shumë”, ka thënë Jacky.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel