“Blici rrugor”, mbi 800 gjoba në dy orë

18/01/2017 00:00

Në vetëm dy orë, operacioni “Blici rrugor” i ndërmarrë nga Policia e Shtetit ka gjetur në shkelje mbi 800 drejtues mjetesh në mbarë vendin.

Policia publikoi rezultatet e operacionit të ndërmarrë ditën e mërkurë, ku thotë se nga ora 12:00 deri në orën 14:00 ka vendosur 420 masa administrative për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Gjithashtu, janë vendosur edhe 441 masa administrative për shkelje të tjera, si shpejtësi tej normave të lejuara, për përdorim celulari në drejtim apo për mosvendosje të kaskës mbrojtëse në rastin e motoçikletave.

Në të gjithë vendin, policia thotë se u angazhuan 780 punonjës policie të Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme, që patën mbështetën edhe të patrullave “Shqiponja”.

Top Channel