Edi Rama takon homologun nga Singapori

18/01/2017 00:00

Pak javë më parë Singapori njohu pavarësinë e Kosovës dhë mirënjohjen për këtë akt kryeministri Edi Rama e shprehu gjatë takimit me homologun e tij Lee Hsien Loong, gjatë vizitës zyrtare atje.

“Ishte kënaqësi që të dëgjoja nga Kryeministri shprehjen e interesimit për reformat që kemi bërë në Shqipëri. Diskutuam edhe për rajonin. Singapori njohu pak javë më parë Kosovën, një hap shumë i rëndësishëm për Kosovën, por edhe një hap që na afron më shumë”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare e vlerësoi Singaporin si një model zhvillimi nisur nga transformimi i bërë gjatë gjysmëshekullit të fundit, ndërsa në fokus të takimit ishte rritja e bashkëpunimit mes dy vendeve. 

“Diskutuam me Kryeministrin edhe për shkëmbime në interesin tonë, përsa i përket administrimit fiskal, pasi këtu ka një dije të madhe dhe një infrastrukturë shembullore për administrim fiskal si dhe për rendin publik”, shtoi Rama.

Në takimin mes dy homologëve u diskutua edhe për potencialet që Shqipëria ofron në fusha të ndryshme kryesisht në energji, naftë, minerale dhe turizëm.

Top Channel