Të luash me vdekjen duket se është lojë e pëlqyer për këtë rosë, të cilës i kanë vënë emrin “trime e botës”. Dhe kjo për faktin se luan në pishinë bashkë me një tigër të madh.

Në një filmim rosa noton përreth pishinës, teksa tigri ndodhet pak centimetra larg saj. Shpendi duket se nuk shqetësohet për praninë e kafshës së egër, por thjesht shijon notin.

Në një moment tigri shkon shumë afër rosës dhe përpiqet ta zhysë, por duket se e humb objektivin. Kjo ka qënë një nga lojërat ndoshta më të tensionuara për dëshmitarët.

Top Channel