Reagon bashkia: Veliaj nuk ka qënë në Paris

18/01/2017 00:00

Menjëherë pas deklaratës së Partisë Demokratike, ka reaguar edhe Bashkia e Tiranës, ku ka bërë publik dhe biletën e udhëtimit të kreut të bashkisë Erion Veliaj.

Sipas bashkisë, Veliaj nuk ka qënë në Paris, por ka udhëtuar me një kompani udhëtimi low cost drejt Milanos, për të vizituar deputetin e PS-së, Bashkim Fino i cili po kurohet prej disa ditësh në vendin fqinj.

“Kryetari i Bashkisë së Tiranës, pasi ka inspektuar dje rreth orës 10.00 të paradites punimet që po kryhen për rikonstruksionin e Kopshtit 17, ka udhëtuar për në Itali me një kompani fluturimi “low cost” për të vizituar deputetin e PS-së, Bashkim Fino, i cili po kurohet prej disa ditësh në shtetin fqinj. Mbrëmjen e djeshme z. Veliaj është kthyer sërish në Tiranë, për të vijuar sot në mëngjes me inspektimin te Parku i Madh i Liqenit, ku edhe deklaroi se i shtohen 25 hektarë hapësirë publike e gjelbërim, si dhe një takim me Ambasadoren e Islandës në Tiranë, Estrid Brekkan”, thuhet në deklaratën e bashkisë.

Top Channel