Bregu: Pas Brexit, marrëdhënie e Ballkanit me BE është e pasigurtë

18/01/2017 00:00

Për ish ministren e Integrimit, Majlinda Bregu, pas Brexit marrëdhënia e Ballkanit Perëndimor me BE është bërë totalisht e pasigurtë, dhe ajo që bashkon rajonin është diaogu dhe transparenca.

E ftuar në Beograd, znj. Bregu është shprehur se Kosova nuk është Serbi dhe as Shqipëri, por shtet i pavarur që në 2008.

“Kosova nuk është Serbi, Kosova nuk është Shqipëri. Kosova është Republika e Kosovës që nga 2008. Ka një gardh, një tren, një urdhër arresti që nuk janë në frymën e dialogut Beograd- Prishtinë, dhe që po vënë në rrezik arritjen historike të Ballkanit Perëndimor, marrëdhënien e fqinjësisë së mirë. Përvec ftesës nga kryenegociatorja e Serbisë, arsyeja tjetër pse sot jam këtu është bindja ime se ajo që na bashkon e ato që duhet të ndërtojmë mund të realizohen vetëm nëpërmjet dialogut dhe transparencës. Që ta realizojmë na duhen mendje të ftohta dhe zemra të ngrohta e jo e anasjellta. Pas Brexit, marrëdhënia e Ballkanit Perëndimor me BE është bërë totalisht e pasigurtë. Unë besoj se asnjë problem i Ballkanit Perëndimor apo i vetë Europës nuk mund të zgjidhet vetëm”, tha ajo.

Zonja Bregu tha më tejse duhet të jemi bashkëpunues dhe joluftëtarë nëse duam peshë si rajon. “Kufijtë ndërrohen vetëm në luftë, jo në paqe. Lufta nuk është kurrë zgjidhje”, deklaron Bregu. Ajo ka qënë e ftuar në konferencën “BE dhe Ballkani Perëndimor pas Brexit”.

Top Channel