Aksion i policisë për rripin e sigurimit

18/01/2017 00:00

Policia e Shtetit po zhvillon në mesditën e sotme operacionin e koduar “Blici rrugor”, të shtrirë në 12 qarqet e vendit, në akset kryesore dhe zonat urbane.

Operacioni ka nisur në orën 12:00 dhe do të zgjasë deri në orën 14:00. Policia e Qarkullimit Rrugor është mbështetur nga Policia e Rendit dhe Shqiponjat. Sot janë angazhuar rreth 780 punonjës policie në total.

Janë ngritur dhe po funksionojnë 165 pika kontrolli në të gjithë vendin. Aksioni synon goditjen e paligjshmërisë, kryesisht atë që lidhet me zbatimin e nenit 170 të Kodit Rrugor, për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Operacioni ka për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit, por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

Top Channel