Urimi i Bashës për Antonio Trajanin
18/01/2017 00:00
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka përcjellë urimet Antonio Trajanit, Presidentit të sapozgjedhur të Parlamentit Europian.
“Tajani është është jo vetëm nenkryetar i Partisë Popullore Europiane, ku bën pjesë Partia Demokratike, por edhe një mik i jashtëzakonshëm. Si Zëvendës President i Komisionit Europian dhe Komisioner i BE-së ai ka mbështetur përherë përpjekjet e Shqipërisë për zhvillim ekonomik”, shkruan Basha.
“Jam i lumtur për zgjedhjen e tij në krye të Parlamentit Europian që do të më japë mundësinë të punojmë së bashku për të çuar përpara integrimin e Shqipërisë në BE.”, shton kreu i PD-së.
Top Channel