Lezhë, arrestohet 30-vjeçari për armëmbajtje pa leje

18/01/2017 00:00

Policia e Lezhës ka bërë të mundur arrestimin e një personi për armëmbajtje pa leje. Bledar Sula, 30 vjeç, u arrestua gjatë një kontrolli të befasishëm në një ambient në qytetin e Lezhës, në sajë të punës së policisë për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale.

Në momentin që ka parë efektivët e policisë, Sula është ngritur nga vendi ku po qëndronte dhe është larguar për të hedhur armën e zjarrit pistoletë Bereta, të cilën e mbante pa leje.

Efektivët e policisë sekuestruan armën e zjarrit me 13 fishekë në cilësinë e provës materiale.

Kontrolle të tilla bëhet me dije se do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë dhe  goditjen e veprimtarive kriminale.

Top Channel