Shkodër, zjarr në banesë; vetëm dëme materiale

18/01/2017 00:00

Një banesë private 2-katëshe që banohej nga katër familje është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur rrugica e “Tisazhit”, në qytetin e Shkodrës.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar mjetet zjarrfikëse që kanë bërë të mundur izolimin e flakëve.

Zjarri ka shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht jo të lënduar në njerëz, pasi familjarët arritën të dilnin jashtë në momentin e zjarrit.

Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit.

Top Channel