Harrojeni verën dhe birrën, kjo pije do jetë e ardhmja

18/01/2017 00:00

Harrojeni birrën dhe verën që bëhen nga rushi. Në tregun e pijeve alkoolike në Kinë bëhet fjalë për tjetër gjë, e ngjashme me pijen e vjetër alkoolike.

Vera e orizit të verdhë, që zakonisht njihet si keku i lëngët, daton 3 mijë vjet më parë në dinastinë Shang. Ajo është pija alkoolike që po shitet në masë në Kinë, me një volum në rritje që vetëm vitin e kaluar është vlerësuar 8%, sipas China International Capital Corp.

Bloomberg raporton se me rënien e shitjeve të birrës dhe verës, vera e orizit të verdhë ka pësuar një rritje të ndjeshme në 2016. Ajo është më pak alkoolike se likeri i famshëm baijiu, i cili është mjaft popullor mes gjeneralëve të ushtrisë kineze.

Por përveç kësaj kjo pije shihet dhe si mjaft ushqyese, prandaj quhet keku i lëngët, pasi përmban tetë lloje aminoacidesh thelbësore. Kjo pije ka më pak se 20 për qind alkool dhe bëhet nga uji, drithërat si orizi, mel, grurë dhe kultura të tjera.

Top Channel