Mohimi i Van Gaal: Nuk jam tërhequr, kam marrë një vit pushim

18/01/2017 00:00

Louis Van Gaal reagoi menjëherë pas lajmit të publikuar për tërheqjen e tij nga bota e futbollit pas 26 vitesh karrierë si trajner, për shkak të problemeve familjare.

Në një intervistë për median spanjolle, ish-trajneri i Ajaksit, Barcelonës e Bayern Munchen bëri të ditur se ai po shkëputet nga ky sport vetëm përkohësisht.

“Nuk jam tërhequr nga futbolli. Unë nvetëm sa do të marr një vit pushim, pas kësaj do të marr edhe një vendim përfundimtar dhe mundësitë për largimin tim janë të mëdha. Në Holandë, media shkruan çfarë dëshiron dhe një ditë më parë isha në faqet e para të gazetave. Unë kisha deklaruar se mund të tërhiqesha, por jo në këtë moment, e për këtë arsye vendosa të shkëputesha përkohësisht”, tha Van Gaal në intervistën e tij.

Pas largimit nga Manchester United në majin e 2016-s, Louis Van Gaal u fol shumë për një kthim në La Liga te skuadra e Valencias, por 65-vjeçari e refuzoi ofertën e klubit spanjoll.

Top Channel